Skip to content
Ministrja Haxhiu diskutoi për reformën në KPK me përfaqësuesit e lartë të BE-së

Ministrja Haxhiu diskutoi për reformën në KPK me përfaqësuesit e lartë të BE-së

Prishtinë, 02/06/2023

Diskutimi kishte për qëllim trajtimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës – alternativat e mundshme si dhe hapat e mëtejmë në adresimin e kësaj reforme.

Në takim është diskutuar gjithashtu për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit për reformën në drejtësi, njëra nga nismat kryesore të këtij viti.

Takimi u cilësua si mjaft i frytshëm dhe tashmë pas procesit diskutues dhe konsultues me partnerët strategjik, përfaqësues të KPK-së, shoqërisë civile dhe ekspertë të tjerë, reforma e tillë do të adresohet me prioritet, në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe standardet përkatëse ndërkombëtare.

Foto Galeria

Skip to content