Skip to content
Ministrja Haxhiu fillon vizitën zyrtare në Këshillin e Evropës

Ministrja Haxhiu fillon vizitën zyrtare në Këshillin e Evropës

Prishtinë, 22/06/2023

Gjatë ditës së sotme, Ministrja Haxhiu është pritur në takim nga drejtorja për Dinjitet Njerëzor, Barazi Gjinore dhe Qeverisje, znj. Claudia Luciani. Në këtë takim u prezantua puna e Ministrisë së Drejtësisë ne fushën e të drejtave të njeriut, me focus të veçantë dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore.

Znj. Luciani shprehu mirënjohjen e saj për punën që po bën Kosova në fushën e adresimit të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe rikonfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin tutje me Republikën e Kosovës për adresimin e këtyre çështjeve.

Ministrja Haxhiu falënderoj znj. Luciani për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për ta ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë në punën për parandalimin e dhunës në familje, adresimin e saj si dhe fuqizimin e mekanizmave mbrojtës.

Foto Galeria

Skip to content