Skip to content
Ministrja Haxhiu ka pritur në një takim drejtoreshën e IRZ, Dr. Frauke Bachler, si dhe drejtorin për Evropën Juglindore-sektori bilateral, Frank Hupfeld

Ministrja Haxhiu ka pritur në një takim drejtoreshën e IRZ, Dr. Frauke Bachler, si dhe drejtorin për Evropën Juglindore-sektori bilateral, Frank Hupfeld

Prishtinë, 09/03/2023

Disa nga zotimet e përbashkëta për bashkëpunim kanë të bëjnë me aktivitete, iniciativa dhe ekspertizë në një mori çështjesh disq nga të cilat janë:

Mbështetja për Projektligjin për evidencën penale, i cili është tashmë është finalizuar;

Ndihma në fushën e digjitalizimit në sistemin e drejtësisë – ICT;

Përkrahja e MD për një numër të koncept dokumenteve siç janë:

Koncept dokumenti për gjykatën administrative dhe të Punës;

Koncept dokumentit për kodin e procedurës civile;

Koncept dokumentit për realizimin e te drejtave civile, përfshirë edhe te drejtën e palëve për gjykim brenda kohës se arsyeshme.

Në takim u vlerësua edhe bashkëpunimi në çeshtje të tjera të rëndesishme të cilat kanë të bëjnë me Luftimin e dukurisë së Shpërlarjes/pastrimit të parave dhe nisma të tjera reformuese.

Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, dhe falenderoi për gatishmërinë për bashkpunimin edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content