Skip to content
Ministrja Haxhiu ka pritur në takim Claus Neukirch nga Këshilli i Evropës

Ministrja Haxhiu ka pritur në takim Claus Neukirch nga Këshilli i Evropës

Prishtinë, 14/06/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu foli për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë me theks të veçantë çështjen e Vetingut, reformën në sistemin e drejtësisë, reformën në KPK, adresimin e krimeve kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore dhe themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ministrja Haxhiu foli edhe për obligimet që dalin nga Deklarata e Përbashkëta të Zotimeve mes Ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesve nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, për çka tha se KiE ka një rol të rëndësishëm mbështetës në finalizimin e këtyre zotimeve.

Ndërsa përfaqësuesit nga KiE, Claus Neukirch foli për rëndësinë e mbështetjes së proceseve reformuese nga Këshilli i Evropës me fokus në dhunën në familje, luftën anti-korrupsion reformën në drejtësi, dhe projektet tjera mbështetëse.

Ministrja Haxhiu falënderoi KiE për mbështetjen e rëndësishme që ofrohen në vazhdimësi për Republikën e Kosovës dhe në veçanti me Ministrinë e Drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content