
Sa i përket marrëveshjes për transferimin e të burgosurve në Kosovë, ministrja Haxhiu theksoi se vendi ynë për herë të parë po ndërmerr një hap të tillë dhe pikërisht me Danimarkën si një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm për Kosovën.
Si Ministri e Drejtësisë, tha ajo, do të angazhohemi maksimalisht dhe me përgjegjësi të plotë që të përfundohen të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë që kjo marrëveshje të procedohet sa më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.
Duke qenë se Kosova vlerësohet si nga raportet vendore edhe ato ndërkombëtare si vendi i cili trajton të burgosurit pa cenuar asnjë të drejtë të tyre, Haxhiu i siguroi të pranishmit që të njëjtin trajtim do ta kenë edhe të burgosurit e transferuar nga Danimarka.
Ministrja Haxhiu në mbyllje të fjalës së saj ka kërkuar që Danimarka të vazhdon me mbështetjen deritanishme për Kosovën, dhe veçanërisht në proceset e rëndësishme si anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë nga Mbretëria e Danimarkës, z. Hummelgaard, derisa ka falënderuar ministren Haxhiu për bashkëpunimin e ofruar, ka theksuar se Danimarka do të vazhdon të mbështes Kosovën dhe popullin e saj në procese të rëndësishme, përfshirë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkim Evropian.
z. Hummelgaard tha se ky takim është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara marrëveshjen për transferimin e të burgosurve si dhe për të parë mundësit e bashkëpunimit në sektor të drejtësisë.
Ministrja Haxhiu së bashku me delegacionin danez kanë vizituar edhe Burgun e Gjilanit, në të cilin do të transferohen të burgosurit nga Danimarka.