Skip to content
Ministrja Haxhiu ka pritur në takim drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe drejtorët e qendrave korrektuese

Ministrja Haxhiu ka pritur në takim drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe drejtorët e qendrave korrektuese

Prishtinë, 19/06/2023

Gjatë takimit, u diskutua për çështjet e sigurisë dhe zbatimit të programeve rehabilituese në institucionet korrektuese. Ministrja Haxhiu shprehu vullnetin për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë personave që ndodhen në mbajtje brenda  institucioneve korrektese.

Takimi u fokusua në rëndësinë e sigurisë së institucioneve korrektuese, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe në zbatimin e programeve rehabilituese të cilat  ndihmojnë në riedukimin dhe ri-integrimin e personave të burgosur në shoqëri.

Tutje zëvendësministri Sallahu shprehu përkushtimin e pakursyer për të zhvilluar dhe përmirësuar këto programe, në mënyrë që të kontribuojnë në përgatitjen e personave të dënuar për një jetë të suksesshme pas lirimit të tyre.

Ministrja Haxhiu i falënderoj stafin për punën e deritanishme si dhe u premtoi vazhdimin e  bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjen e plotë në rrugën drejt rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të programeve rehabilituese.

Foto Galeria

Skip to content