
Ministrja Haxhiu tha se është synim i Ministrisë së Drejtësisë përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe intensifikimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe këto tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë janë të një rëndësie tepër të madhe për Republikën e Kosovës dhe janë të bazuara në aspiratën dhe zotimin e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet Evropian që do kontribuojë në afirmimin e vlerave evropiane në bashkëpunimin bilateral, duke luftuar krimin transnacional i cili cenon sigurinë publike dhe kombëtare të të dy vendeve tona.
Këto marrëveshje do t’i shërbejnë edhe forcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të dy vendeve dhe harmonizimi dhe lehtësimi i procedurës ligjore në këtë fushë.