
Ministrja e Drejtësisë shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin me Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe ndihmën e dhënë për ngritjen e kapaciteteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Gjatë takimit përfaqësuesit e KNKK këmbyen informata për çështjen e personave të zhdukur me forcë. Temë e diskutimit ishte gjithashtu intensifikimi i punës në sigurimin e qasjes në arkiva, ku u theksua nevoja e sigurimit të informatave dhe qasjes në arkivat jashtë Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë ritheksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë dhe vazhdimin e bashkëpunimit tutje me KNKK.