Skip to content
Ministrja Haxhiu ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi

Ministrja Haxhiu ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi

Prishtinë, 12/04/2021

Me theks të veçantë, gjatë këtij takimi u diskutua për ndryshimet e nevojshme ligjore si dhe mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë financiare lidhur me përmbarimin. Konkretisht është diskutuar nevoja për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore si dhe nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve për të cilat Ministrja tha se  konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen.

Ministrja Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme në forcimin e mbikëqyrjes së profesioneve të lira në përgjithësi, duke fuqizuar edhe rolin e Ministrisë dhe departamentit përkatës në këtë drejtim dhe po ashtu për angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente për qytetarët e vendit.

Skip to content