Skip to content
Ministrja Haxhiu ka takuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës Ambasadorin e Organizatave Ndërkombëtare në Mbretërinë e Holandës, Paul Van Den Ijssel

Ministrja Haxhiu ka takuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës Ambasadorin e Organizatave Ndërkombëtare në Mbretërinë e Holandës, Paul Van Den Ijssel

Prishtinë, 01/04/2022

Dje, në kuadër të vizitave dhe takimeve në Mbretërinë e Holandës, ministrja Haxhiu kishte të aranzhuar edhe një takim me ambasadorin Van Den Ijssel, me të cilin diskutuan për politikën e qëndrueshme të shtetit nikoqir për lehtësimin e procesit të pajisjes me viza për vizitat familjare të qytetarëve tanë që janë në proces pranë DHSK.

Sipas politikës së qëndrueshme të shtetit nikoqir, vetëm anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshortët dhe fëmijët) kualifikohen për pajisje me vizë në proces të lehtësuar, dhe kjo zbatohet për të gjitha Gjykatat dhe Tribunalet për të cilat Holanda është shteti nikoqir.

Ministrja kërkoi që kjo çështje e rëndësishme të trajtohet me prioritet dhe t'u drejtohet më tej institucioneve holandeze për të lehtësuar më tej procedurat për vizitat familjare (duke përfshirë edhe prindërit).

Palët ranë dakord që Ambasadori ta përcjellë këtë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë.

Skip to content