Skip to content
Ministrja Haxhiu ka uruar udhëheqësinë e re të Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ministrja Haxhiu ka uruar udhëheqësinë e re të Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 20/06/2023

Gjatë këtij takimi Ministrja Haxhiu i përgëzoi Shoqatën për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese dhe diskutoi për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtat e grave në sistemin e shërbimit korrektues.

Tutje, zëvendësministri Sallahu vlerësoi lart rolin e gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës , ndërsa premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm në adresimin e çështjeve konkrete, të cilat kanë për qëllim rritjen e efikasitetit dhe njëherit garantojnë të drejta dhe kushte të barabarta për gratë të cilat punojnë në këtë fushë.

Kryetarja e Shoqatës së Gruas të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ardita Blakaj, faënderoi Ministren për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve të punës, barazisë gjinore dhe avancimit të rolit të gruas brenda SHKK-së.

Në fund, Ministrja Haxhiu premtoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me organizatat dhe shoqatat e grave për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjitha. Përmes politikave dhe masave të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë, synohet të sigurohet barazia gjinore dhe të hapen mundësi të reja për gratë.

Foto Galeria

Skip to content