
Përmes një mesazhi të shkruar, ministrja Haxhiu u zotua në angazhim të vazhdueshëm për drejtësi, barazi dhe mirëqenien e vajzave dhe grave. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte: që sot dhe çdo ditë tjetër të shkruajmë mesazhe të cilat janë veprime që do t’i ndërmarrim për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri për adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Ministrja Haxhiu tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi aktivitete sensibilizuese dhe emancipuese me qëllim që të gjithë qytetarët ta kuptojnë saktë dhe drejtë që gruaja duhet të trajtohet me dinjitet dhe është e barabartë sikurse edhe burri.