Në këtë aktivitet, ministrja Haxhiu foli për pasojat ligjore të dhunës në familje, duke kujtuar se kjo vepër penale dënohet deri në 3 vjet burgim.
“Është thelbësore që të punojmë së bashku si institucione dhe shoqëri për parandalimin e dhunës dhe për edukimin e shoqërisë mbi këtë çështje”, tha ministrja Haxhiu.
Duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të aeroportit si një pikë takimi për gjithë qytetarët dhe vizitorët, ministrja Haxhiu e vlerësoi të rëndësishme hapësirën që ky aeroport ofron për përhapjen e mesazheve për ndërgjegjësim dhe parandalim të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.