
Në këtë takim ministrja Haxhiu, u njoftua për së afërmi me punën e kësaj strehimore në trajtimin e viktimave të dhunës në familje, ku shqetësimi kryesor i tyre ishte mungesa e sigurisë financiare si bazë për qëndrueshmërinë e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje.
Ministrja Haxhiu i njoftoi me prioritetet e Ministrisë se Drejtësisë të bazuar në programin qeverisës, gjithnjë duke vënë theksin në ngritjen e politikave gjinore, themelimin e sekretariatit, hartimin e strategjisë nacionale si dhe kodin buxhetor për strehimoret i cili është bërë pjesë e buxhetit për këtë vit.
Themelueset e kësaj shoqate pasi falënderuan ministren Haxhiu për vizitën, e njoftuan për nevojat e mëdha të grave të vendosura në këtë strehimore, duke kërkuar shtim të mbështetjes institucionale si dhe ngritjen e kapaciteteve në plotësimin e nevojave të tyre.