Skip to content
Ministrja Haxhiu merr pjesë në edicionin e tretë të FemFest

Ministrja Haxhiu merr pjesë në edicionin e tretë të FemFest

Prishtinë, 05/03/2024

Në panelin e diskutimit, bashkë me Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, aktivistë e përfaqësuese të OJQ-ve nga Kosova e Shqipëria, u diskutua rreth bashkëpunimit mes Qeverisë dhe shoqërisë civile sa i përket parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje, shtyerjes së politikave me ndjeshmëri gjinore dhe angazhimit aktiv për barazinë dhe drejtësinë.

Në fjalën e saj, Ministrja Haxhiu ka theksuar veprimet që janë ndërmarrë kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore; rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen dhe sigurinë e vajzave dhe grave, dhunën digjitale dhe bashkëpunimin ndërsekrorial.

Komedia teatrale e vitit 1984 "Shi në plazh" sonte u interpretua në hapësirat e teatrit eksperimental në Tiranë nga 6 vajza dhe gra të cilat vuajnë dënimet në Qendrat korrektuese në Shqipëri. Ato sonte kishin rolin e aktoreve kryesore dhe në mënyrë të veçantë na bënë të besonim se ishin vërtetë aktore me përvojë.

Festivali "FemFest" është festival shumëdimensional i cili i dedikohet vajzave dhe grave.

Skip to content