
Kjo Konferencë ka mbledhur Ministrat nga Ballkani Perëdimor, Ukraina, Turqia, Gjeorgjia dhe Moldova, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të gjitha vendet.
Ministrja Haxhiu në adresimin e saj rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Minitrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe efikas. Në këtë aspekt, Ministrja theksoi reformat që janë ndërmarrë që nga fillimi i mandatit për arritjen e këtij qëllimi si: vetingu në sistemin e drejtësisë, pakoja ligjore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe reforma në KPK dhe KGJK.
Tutje, Ministrja Haxhiu njoftoi se Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim po angazhohen në adresimin e të gjitha sfidave që ndërlidhen me adresimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Ndërsa, sa i përket parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, Ministrja theksoi se të njejtat janë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë andaj edhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë veprime të shumta.
Sa i përket zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Ministria e Drejtësisë në tre vitet e fundit ka pasur gjithsej 35 masa dhe obligime që dalin nga PKZMSA, 28 prej tyre janë realizuar plotësisht ndërsa 7 të tjera janë drejt finalizimit dhe realizimit të plotë.
Gjatë punimeve dy ditore të Konferencës, nga Republika e Kosovës do të ketë përfaqësues në të gjitha panelet e diskutimit. Kryesuesi I KGJK, z. Albert Zogaj, Kryetari i Gjykatës së Apelit, z. Valon Totaj dhe Kryetari I Komisionit për Legjsiclacion, z. Adnan Rrustemi, do të adresojnë angazhimin e institucioneve rreth temës.