Skip to content
Ministrja Haxhiu merr pjesë në konferencën “Nga kriza në veprim”, organizuar për shënimin e Javës së Krenarisë

Ministrja Haxhiu merr pjesë në konferencën “Nga kriza në veprim”, organizuar për shënimin e Javës së Krenarisë

Prishtinë, 07/06/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se në kuadër të këtyre veprimeve, Ministria e Drejtësisë ka nisur ndryshimet në Kodin Civil duke paraparë nenin 1138 i cili lejon bashkësitë civile të personave me sekse të njëjta, që sipas saj tashmë është duke punuar që të rregullohet me një ligj të veçantë.

“Unë e kuptoj shqetësimin e aktivistëve dhe organizatave lidhur me mos-definimin e plotë në Kodin Civil të këtij instituti. Mirëpo, më lejoni që të ri-theksoj se Qeveria mbetet e përkushtuar për realizimin sa më të shpejtë të njohjes ligjore të çifteve të seksit të njëjtë dhe unë ju garantoj se çfarëdo progresi në këtë drejtim, nuk do të ketë kthim prapa”, tha ministrja Haxhiu.

Tutje ministrja Haxhiu përmendi edhe politikat e tjera që përfshinë personat e LGBTQI+ dhe grupet e tjera të margjinalizuara si: Strategjinë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave e cila njeh dhe respekton diversitetin duke përfshirë identitetin gjinor e orientimin seksual si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, që mund të ofroj mbështetje ligjore për këto kategori.

Si ministre e Drejtësisë, Haxhiu tha se ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e komunitetit LGBTQI+ dhe çdo personi që ka guximin të jetë vetvetja, në shoqëri si kjo e jona.

Foto Galeria

Skip to content