
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se në Kosovë ka pasur drejtues të institucioneve që duke vepruar kundërligjshëm kanë krijuar pasuri marramendëse për çka tha se “drejtësia kurdo herë do të merret me ta dhe pasuria e pajustifikueshme do t’i kthehet shtetit me qëllim të përdorimit për shtresat që kanë më së shumti nevojë”.
Ministrja Haxhiu tha se si Qeveri janë angazhuar që të fuqizojmë legjislacionin kundër korrupsionit duke përmendur kështu: Ligji për themelimin e Byrosë për shqyrtimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, sinjalizimin e shkeljeve brenda institucioneve dhe Task Forcën Kundër Korrupsionit.
Në fund ministrja Haxhiu vlerësoi lartë edhe punën që bëhet në deklarimin e pasurisë, si dhe falenderoi programin PECK III për ndihmën qe po i jep institucioneve me qëllim të fuqizimit të mekanizmave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.