
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja Haxhiu sot mori pjesë në lansimin e raportit të monitorimit ‘Vlerësimi i Trajtimit të Rasteve të Dhunimit nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë’ punuar dhe prezantuar nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX.
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu theksoi se dhuna seksuale në Kosovë fatkeqësisht vazhdon të mbetet një problem shumë i madh për shoqërinë tonë dhe rrjedhimisht shqetësim i vazhdueshëm për institucionet tona.
Ajo shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e legjislacionit aktual dhe përgjigjes institucionale ndaj rasteve të dhunës seksuale.
Ministrja e Drejtësisë informoi të pranishmit se Ministria e Drejtësisë tashmë ka filluar hartimin e Protokollit Shtetëror për Dhunën Seksuale, qëllimit i të cilit është sigurimi i një tërësie procedurash standarde për veprime të koordinuara institucionale ndaj viktimave të dhunës seksuale, mbrojtja e të drejtave të tyre, forcimi dhe qartësimi i mëtejmë i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve përgjegjëse, duke rritur llogaridhënien dhe besueshmërinë ndaj institucioneve.
Ministrja Haxhiu theksoi se nëpërmjet hartimit të këtij Protokolli, Ministria e Drejtësisë do të përkushtohet në krijimin e një data baze të dhënash për rastet e dhunës seksuale, si dhe krijimin e një sistemi raportimi gjithëpërfshirëse dhe të integruar mes institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë.
Në fund, ministrja Haxhiu falënderoj të gjithëve akterët për mbështetjen në iniciativat e Ministrisë së Drejtësisë si dhe në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në Kosovë lidhur me dhunën seksuale dhe punën e tyre që kjo gjendje të përmirësohet.