Skip to content
Ministrja Haxhiu merrë pjesë në lansimin e “Raportit të OSBE-së mbi Paraburgimin”

Ministrja Haxhiu merrë pjesë në lansimin e “Raportit të OSBE-së mbi Paraburgimin”

Prishtinë, 25/10/2023

Para të pranishmeve, ministrja Haxhiu përshëndeti lansimin e raportit duke theksuar që institucionet dhe shoqëria duhet të sigurojnë që individët që ballafaqohen me procese penale, t’i gëzojnë të drejtat e tyre themelore dhe në kuptimin e respektimit të këtyre të drejtave, të trajtohen me dinjitet.

Tutje, Ministrja Haxhiu theksoi që në raport me caktimin e masës së paraburgimit, duhet pasur parasysh gjithnjë që kur ka dyshim të bazuar sidomos për veprat penale që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhuna seksuale dhe dhuna në familje, terrorizmi dhe krimet e luftës, të aplikohet masa e paraburgimit duke pasur parasysh natyrën e këtyre veprave.

Ministrja Haxhiu foli po ashtu për rekomandimin e dal nga raporti i OSBE-së , lidhur me zhvillimin e sistemeve të monitorimit elektronik për të monitoruar vendndodhjen e të liruarve, ku tregoi se tashmë Qeveria e Kosovë ka ndarë mjetet e nevojshme dhe është duke u zhvilluar procedura që mundëson funksionalizimin e këtij sistemi.

Foto Galeria

Skip to content