
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në vizitën e saj të parë zyrtare, Ministrja Haxhiu ka vizituar edhe dhomën A3 të pavijonit C ku ka qëndruar në paraburgim tanimë i ndjeri Astrit Dehari.
" Sot është vizita ime e parë zyrtare dhe jo rastësisht kam zgjedhur që vizitën time të parë ta realizoj në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pikërisht në vendin ku humbi jetën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Vizita ime këtu, është mesazh i qartë për institucionet lidhur me përkushtimin tonë dhe nevojën që sa më parë të zbardhet e vërteta dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ai ka qenë në duar të shtetit ku fatkeqësisht shteti nuk e mbrojti", ka deklaruar ministrja Haxhiu.
E para e Ministrisë së Drejtësisë, Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të jetë në shërbim të kërkesave të Prokurorisë Speciale për rastin Dehari.
"Po ashtu ju e dini se prokuroria është duke u marrë me këtë çështje. Qeveria jonë, Ministria e Drejtësisë, do të jetë në shërbim të plotë të të gjitha kërkesave të Prokurorisë Speciale e sidomos kur ja shtojmë faktin se tani kemi një Raport të Institutit Zviceran dhe kemi gatishmërinë e tyre për t'i ndihmuar institucionet. Përveç rastit të Astrit Deharit, rrethanave që ka ndërmarr Qendra e Paraburgimit në Prizren, unë sot kam pranuar dy raporte që do t'i analizojë me stafin tim për rastin e Astrit Deharit", theksoi Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tha se gjatë kësaj vizite, është njoftuar për së afërmi me kushtet e të burgosurve, kërkesat e tyre, ndërsa tha që është i domosdoshëm edhe hartimi i një Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
"Ne i kërkuam edhe stafit këtu që të na ofrojnë kërkesat që i kanë për projektligjin për Sanksionet Penale dhe po ashtu adresuam nevojën për hartimin e Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës e që vendi nuk e ka", deklaroi ministrja Haxhiu.
I pranishëm gjatë kësaj vizite ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi i cili falënderoi ministrin Haxhiu për bashkëpunimin e ofruar ndërsa tha se SHKK -ja është e interesuar për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.
Ministrja Haxhiu, e shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçin dhe drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademi ka vizituar gjithë këtë institucion duke parë nga afër kushtet dhe trajtimin e të burgosurve.