
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu foli për prioritetet dhe rezultatet e Ministrisë së Drejtësisë në adresimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Ministrja po ashtu foli edhe për adresimin e dhunës në familje, duke përmendur këtu edhe fushatën “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” si dhe për rezultatet e deritanishme të adresimit të krimeve të luftës.
Haxhiu falënderoi shtetin dhe popullin austriak për mbështetjen e dhënë si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.