
Ministrja Haxhiu në diskutim me Koordinatorin për procesin e barrës administrative, z. Kushtrim Canolli dhe përfaqësuesin e GIZ, z. Arben Salihu, ofroi pikëpamjet e saja mbi digjitalizimin në përgjithësi në sektorin e drejtësisë, duke filluar nga digjitalizimi në gjyqësor, noterizimin digjital, digjitalizimin e shërbimeve të përmbaruesve privat dhe shërbimet e tjera.
Kampi Digjital dhe digjitalizimi i shërbimeve që ofron Ministria e Drejtësisë, organizohen dhe koordinohen nga Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, përmes projektit për reforma evropiane, komponenta e zvogëlimit të barrës administrative.