Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën e organizuar nga OSBE, lidhur me prezantimin e raportit “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga Sistemi i Drejtësisë Penale të Kosovës

Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën e organizuar nga OSBE, lidhur me prezantimin e raportit “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga Sistemi i Drejtësisë Penale të Kosovës

Prishtinë, 21/09/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vlerësoi lart raportin e prezantuar nga OSBE, me ç'rast ajo theksoi se radikalizmi i nxitur kryesisht nga luftërat jashtë vendit- si në Irak dhe Siri, ka qenë shqetësues edhe për vendin tonë sikurse edhe për shumë vende të tjera demokratike.

Ministrja sqaroi se Republika e Kosovës si pjesë e agjendës globale në luftën kundër Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm ka vendosur në objektivat e saja masa të shumta institucionale për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një dukuri që ka përfshirë edhe shumë vende të tjera.

Në koordinim të ngushtë me SHBA, Kosova ka arritur që deri tani në mënyrë të organizuar t'i kthejë dy grupe të mëdha të qytetareve te saj nga vatrat e luftërave në Lindjen e Mesme (242 të kthyer. Prej tyre 4 meshkuj, 32 femra dhe 74 fëmijë).

"Themelimi i dy departamenteve: Departamenti për Terrorizëm në Zyrën e Prokurorit dhe Departamenti Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës është tregues i përkushtimit tonë maksimal për fuqizimin e Institucioneve tona në përgjigje të këtij fenomeni. Këto zhvillime kanë rezultuar edhe në trende pozitive në aspektin e menaxhimit më të mirë të rasteve të tilla në gjykatat tona.

Ne po ashtu mirepresim rekomandimet për përmiresimin e legislacionit në këtë fushë respektivisht Ligit per Parandalimin e Shpëlarjes së Pasurisë dhe Luftimit to Terrorizmit, ku disa aspekte që kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit të BE duhet të rishikohen" vijoi ministrja Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë tha se Raporti përmban disa gjetje dhe rekomandime të ndëlidhura me praktikëngjyqësore, për të cilat ne mirëpresim komentet dhe përgjigjet nga ana e përfaqesuesve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të pranishëm në këtë takim.

Po ashtu, ministrja Haxhiu potencoi se mbetet e përkushtuar në arritjen e rezultateve më të mira në këtë drejtim dhe e angazhuar për bashkëpunim me institucionet relevante dhe partnerët tanë serioz.

Skip to content