Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën “Fëmijët në Situatë Rruge”

Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën “Fëmijët në Situatë Rruge”

Prishtinë, 28/02/2024

Krahas Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili tashmë është në fuqi, si Ministri e Drejtësisë kemi pas në fokus prioritar edhe finalizimin dhe miratimin e akteve nënligjore të cilat derivojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.

Në këtë aspekt Ministria e Drejtësisë është duke e bërë një punë të mirë që nga viti 2023 ku përmes thirrjes publike me një buxhet prej 1.5 mili Euro ka mbështet 35 organizata të shoqërisë civile të cilat kanë mandat të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Pjesë e kësaj mbështetje kanë qenë edhe programet të cilat ofrojnë mbrojtje sociale, përkujdesje ditore, shërbime psikosociale dhe arsimore, për fëmijët në situatë rruge.

Këto shërbime kanë qenë pjesë e mbështetjes financiare edhe me fondin emergjent, në shumë prej afërisht 300 mijë euro, të Qeverise së Republikës së Kosovës në fillim të këtij viti.

Ministria e Drejtësisë me datë 18.01.2024 ka hapur thirrjen publike për subvencionim të organizatave të shoqërisë civile të licencuara në fushën e shërbimeve sociale edhe familjare. Fondi i thirrjes është 1.5 milion euro dhe duhet të mbuloj periudhën 12 mujore.

Ministrja Haxhiu ndër të tjera tha se ky fond nuk është i mjaftueshëm por është fondi më i madh që ndonjëherë ndonjë qeveri ka planifikuar për shërbime sociale dhe familjare, dhe se shumë shpejt do të kompletohet edhe reforma ligjore të cilën e kemi nisur në përputhje me nevojat për shërbimet sociale.

Skip to content