Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në përmbylljen e projektit për Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve – SMIL

Ministrja Haxhiu mori pjesë në përmbylljen e projektit për Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve – SMIL

Prishtinë, 22/06/2022

Me ftesë të IMG, Ministrja e Drejtësisë, Albulan Haxhiu ka marrur pjesë në një ngjarje përmbyllëse me rastin e përfundimit të projektit SMIL.

Ministrja Haxhiu iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti ku falënderoi të gjithë për punën dhe përkushtimin që ky projekt të jetësohet në mënyrë që sistemi i drejtësisë të jetë më efikas në menaxhimin e lëndëve.

Ministrja Haxhiu po ashtu falënderoi Ambasadën e Norvegjisë për mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti si donator kyç.

Lehtësimi i menaxhimit të lëndëve, ekonomizimi i çështjes, lehtësimi i punës së zyrtarëve ligjorë dhe referentëve nga librat për mbajtje të shënimeve, evidentimi më i lehtë i gabimeve të mundshme teknike, siguria e të dhënave, janë vetëm disa prej përfitimeve që sistemi i drejtësisë në Kosovë i siguron përmes implementimit të këtij projekti, ka thënë ministrja Haxhiu.

SMIL ndër të tjera, do të eliminojë pengesat në ndarjen e lëndëve dhe gjithashtu, në caktimin e paneleve, duke rritur kështu edhe trasnparencën.

Skip to content