Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në prezantimin e Udhëzuesit për Konfiskim në Kosovë

Ministrja Haxhiu mori pjesë në prezantimin e Udhëzuesit për Konfiskim në Kosovë

Prishtinë, 05/10/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë e mirëpret hartimin e këtij udhëzuesi për konfiskim, i cili do t’u shërbejë të gjitha institucioneve relevante të drejtësisë dhe posaçërisht prokurorëve në zbatimin e legjislacionit në fushën e konfiskimit dhe sekuestrimit.

Në këtë drejtim, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin dhe mbështetjen e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë e cila vetëm gjatë vitit të kaluar, ka ekzekutuar vendime parmes së cilave janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 1.5 milion euro.

Në kuadër të luftës anti-korrupsion, ministrja Haxhiu ka treguar se Ministria e Drejtësisë, ka kompletuar dhe miratuar paketën ligjore Kundër-korrupsion, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, Rregulloren për Sinjalizim si dhe është në proces të themelimit të task-forcës Anti-korrupsion dhe ekipit të përbashkët të hetimeve në rastet e ndjeshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto përpjekje të Qeverisë në politikëbërje dhe në zbatim të legjislacionit në fushën e sundimit të ligjit si dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, tashmë kanë shënuar rezultate të dukshme të cilat po reflektohen dhe evidentohen edhe në raporte kredibile ndërkombëtare.

Ministrja Haxhiu falënderoi të gjitha institucionet relevante që kanë mbështetur dhe kontribuar në hartimin e këtij udhëzuesi.

Foto Galeria

Skip to content