
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu, ndër të tjerash tha se në Kosovë, grave që përfshihen në konteste, qoftë personalisht – qoftë si ndërmarrëse, ndërmjetësimi i’u ofron mundësinë për të qenë të barabarta në zgjidhjen kontesteve të tyre, duke i ftuar ato ta zgjedhin ndërmjetësimin, si dhe duke theksuar se si Ministre e Drejtësisë është e përkushtuar të punojë në përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, por sidomos për gratë.