Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në tryezën “Bashkëpunimi i Institucioneve Korrektuese dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës me Panelin për Lirim me Kusht”

Ministrja Haxhiu mori pjesë në tryezën “Bashkëpunimi i Institucioneve Korrektuese dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës me Panelin për Lirim me Kusht”

Prishtinë, 10/10/2023

Gjatë këtij takim, është diskutuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen paneli për lirim me kusht dhe drejtorët e institucioneve korrektuese, si dhe për ankesat të cilat i pranojnë nga të dënuarit që gjenden pranë institucioneve korrektuese.

Ministrja Haxhiu tha se të gjitha ankesat që i ka pranuar, Ministria e Drejtësisë i ka adresuar tek Paneli për Lirim me Kusht, me ç’rast ka diskutuar edhe për ndryshimet që janë bërë në Ligjin e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale. Përmes këtyre ndryshimeve, Ministrja tha se janë adresuar kërkesat që ndërlidhen edhe me raportet që i bëjnë organizatat e shoqërive civile, e në veçanti nga Institucioni i Popullit që monitoron institucionet korrektuese.

Ministrja Haxhiu tha se ndryshimi i përbërjes së panelit ka kontribuar që ky proces tashmë të jetë shumë më pozitivë.

Paneli për Lirim me Kusht në bazë të një raporti statistikor ka njoftuar se sa kërkesa janë shqyrtuar nga janari deri në shtator të këtij viti. Po ashtu, pritet të miratohet edhe Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e panelit për lirim me kusht, e cila përcakton kriteret dhe rregullat lidhur me lirimin me kusht, si dhe procedurat për punën dhe funksionimin e Panelit për Lirim me Kusht.

Foto Galeria

Skip to content