Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në tryezën e diskutimit: Masa 1.8 për Gratë Viktima të Dhunës në Familje

Ministrja Haxhiu mori pjesë në tryezën e diskutimit: Masa 1.8 për Gratë Viktima të Dhunës në Familje

Prishtinë, 27/11/2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore, strehimoreve dhe organizatave joqeveritare për të zbatuar me sukses politikat për mbështetjen e viktimave. Ajo theksoi se deri më tani kanë aplikuar 58 viktima për masën e punësimit, me mbështetje financiare që mbulon deri në 70% të pagës nga qeveria. Megjithatë, ky numër mbetet i ulët, dhe synohet rritja e përfshirjes përmes informimit dhe mbështetjes më të madhe.

Gjithashtu, u diskutua rëndësia e mosndërprerjes së ndihmës sociale gjatë periudhës së punësimit dhe krijimit të politikave afatgjata për mbështetjen e viktimave, nevoja për informimin më të mirë në nivel lokal dhe përmirësimi i qasjes në programet mbështetëse përmes platformave digjitale si e-Kosova.

Përfundimisht, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar mbështetje dhe drejtësi për gratë viktima të dhunës, duke i mundësuar atyre një integrim të plotë dhe dinjitoz në shoqëri.

Foto Galeria

Skip to content