
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në punëtorinë për finalizimin e Projekt-Rregullores për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizim të vendeve të punës në Ministrinë e Drejtësisë.
Në fjalën e saj hapëse, ministrja Haxhiu tha se qëllimi i rregullores është të vihet në pah roli i Ministrisë së Drejtësisë, sekretariatit, departamenteve dhe njësive që ndryshimet të sjellin efikasitet dhe transparencë.
Drafti i kësaj rregullore sipas ministres Haxhiu ka ardhur pas një pune intensive të grupeve punues për çka shprehu gatishmërinë për të kontribuuar dhe mbështetur në finalizim sa më të shpejtë.
Ministrja Haxhiu falënderoi për mbështetje ekspertët e programit EUKOJUST për hartimin e Projekt-Rregullores për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizim të vendeve të punës për Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo rregullore parasheh 8 departamente, 27 divizione dhe 7 agjenci ekzekutive.