Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu nxjerr udhëzime për Profesionet e Lira, kërkon lehtësim të pagesave

Ministrja Haxhiu nxjerr udhëzime për Profesionet e Lira, kërkon lehtësim të pagesave

Prishtinë, 16/03/2020

Ministrja Haxhiu, ka udhëzuar që zyrat e përmbaruesve të shqyrtojnë mundësinë për lehtësimin e pagesave nga llogarit aktualisht të bllokuara të debitorëve-llogaritë e pensioneve dhe pagave.

Po ashtu është udhëzuar që zyrat e përmbaruesve, noterëve dhe profesionet e tjera të lira ligjore të zvogëlojnë aktivitete, kontaktet me palët, ndërsa zyrat e noterëve të anulojnë seancat e trashëgimisë, shitblerjeve, ose çfarëdo veprimi tjetër që ndihmon në zvogëlimin e numrit të personave që mblidhen në një ambient të caktuar.

Udhëzimet e nxjerra nga Ministrja Haxhiu janë si në vijim:

1.         Udhëzohen zyrat e përmbaruesve, noterëve, dhe profesioneve tjera të lira ligjore që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, për aq sa këto udhëzime janë të zbatueshme në punën e tyre, mundësisht t’i zvogëlojnë aktivitetet e zyrave të tyre dhe t’i zvogëlojnë kontaktet me palë, përveç punëve të domosdoshme dhe jetike që duhet të kryhen nga zyrat e tyre;

2.         Udhëzohen zyrat e përmbaruesve që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, mundësisht t’i anulojnë ankandet e caktuara, t’i anulojnë veprimet përmbarimore në terren, dhe t’i anulojnë seancat e caktuara eventuale;

3.         Udhëzohen zyrat e përmbaruesve që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e pagesave nga llogaritë aktualisht të bllokuara të debitorëve – llogaritë e pensioneve dhe pagave – (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive, zvogëlimit të kësteve mujore, ose veprime tjera të ngjashme që sadopak ju ndihmojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate);

4.         Udhëzohen zyrat e noterëve që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, të anulohen seancat e trashëgimisë, shitblerjeve, ose çfarëdo veprimi tjetër që ndihmon në zvogëlimin e numrit të personave që mblidhen në një ambient të caktuar;

5.         Këto Udhëzime do të jetë në fuqi për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme ose deri në ndryshime eventuale të rrethanave faktike apo situatës së përgjithshme;

6.         Këto Udhëzime në asnjë rrethanë nuk synojnë ta cenojnë pavarësinë ligjore dhe profesionale të përmbaruesve, noterëve, ose profesioneve tjera të lira, por kanë për qëllim të udhëzojnë për veprime të duhura në situatën aktuale.

Foto Galeria