Skip to content
Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për familjet strehuese

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për familjet strehuese

Prishtinë, 01/06/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tregoi se pikërisht në këtë ditë, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë prej 200 mijë euro për familjet strehuese, gjegjësisht për fëmijët që janë pjesë e këtyre familjeve.

"Në fakt kjo është një mbështetje simbolike në krahasim me punën që këto familje e bëjnë", tha ministrja Haxhiu duke shtuar më pas se Ministria e Drejtësisë ka subvencionuar në mënyrë indirekte edhe organizatat e shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime jo vetëm për fëmijët, por edhe për vet familjet strehues.

Tutje ministrja Haxhiu vlerësoi lartë angazhimin e familjeve strehuese duke thënë se kjo formë e strehimit krijon ambient familjar që ndikon në rritjen, formimin psikologjik dhe ndjenjën emocionale të fëmijëve.

Ministrja Haxhiu tha krahas mbështetjes financiare, ka themeluar edhe Grupin Punues për draftimin dhe validimin e ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare ku synohet që bashkërisht me përfaqësueses të Institucioneve të shërbimit social dhe përfaqësueses të shoqërisë civile të fuqizojmë konceptin e strehimit familjarë si forma më e mirë alternative për mbrojtjen e fëmijëve.

Foto Galeria

Skip to content