
Përmes këtij Projekt-ligji kompletohet legjislacioni i cili do ta ketë fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përkatësisht konfiskimin e pasurisë e cila nuk mund të justifikohet nga ana e zyrtarëve publik.
“Këtij Projekt-ligji i ka parapri një analizë dhe vlerësim i detajuar përmes Koncept-dokumentit i cili përmban në vete një analizë të detajuar dhe opsione përkatëse. Nga vlerësimi përmes Koncept-dokumentit ka rezultuar qe është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i cili do të ketë fokus vlerësimin e pasurisë se zyrtarëve në raport me te hyrat e tyre dhe ne rastet kur nuk ka përputhje mes këtyre, propozohet konfiskimi i pasurisë se pajustifikueshme në Gjykatë”, theksoi ministrja Haxhiu.
Kjo politikë e materializuar përmes Projekt-ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është hartuar me kujdes të madh duke pasur për bazë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe standardet ndërkombëtare, si dhe janë konsultuar ekspertë ndërkombëtarë, ekspertë vendor, përfaqësues të institucioneve relevante si: gjykatat, prokuroria, shoqëria civile, me motivin që ky Projekt-ligj të hartohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Projekt-ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka gjithsej 67 nene të strukturuara në 13 kapituj.
Lidhur me Projekt-ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, ministrja Haxhiu u shpreh se “Me ketë Projekt-ligj përmbyllet reformimi i pakos së ligjeve anti-korrupsion dhe përpjekjet e mia si Ministre në avancimin e kësaj fushe mjaft të rëndësishme për shoqërinë kosovare”.
Me anë të këtij Projekt-ligji është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë zyrtarët e lartë dhe zyrtarët publikë si dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë.
Agjencia fuqizohet me mekanizma shtesë të kontrollit të prejardhjes së pasurisë, (e cila ka qenë një ndër të metat kryesore të legjislacionit aktual), përmes së cilës parashihet edhe shkallëzimi i masave ndëshkimore, si dhe do t’i mundësojë të bëjë kallxime penale, sipas shkeljeve të evidentuara.
Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me dhuratat e rastit dhe dhuratat protokollare janë adresuar edhe me këtë Projekt-ligj, duke e paraparë që çdo dhuratë jo konsumuese e cila i bëhet zyrtarit publik do të duhet t’i takojë shtetit dhe të regjistrohet si e tillë.
Të dy këto projekt-ligje morën miratimin edhe të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion.