Skip to content
Ministrja Haxhiu, përmbyllë vizitën në Kroaci me takimet me krerët e organeve të drejtësisë

Ministrja Haxhiu, përmbyllë vizitën në Kroaci me takimet me krerët e organeve të drejtësisë

Prishtinë, 22/12/2022

Në takimet me akterët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, është diskutuar për temat e interesit të përbashkët si adresimi i krimeve të luftës dhe lufta kundër-korrupsion, standardizimi i politikës ndëshkimore, praktikat e mira të forcimit të sundimit të ligjit dhe çështje të tjera.

Takimet me përfaqësuesit e Njësisë për mbështetjen e viktimave në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit dhe anëtarët e Komisionit për Legjislacion Gjyqësor kanë përmbyllur aktivitetet e vizitës 3 ditore në Kroaci, më të cilët është diskutuar për përmirësimin e shërbimeve për viktimat dhe përmirësimi i politikbërjës në fushën e tillë dhe atë të sundimit të ligjit.

Përveç tjerash, vizita e tillë kishte për qëllim njoftimin për së afërmi me praktikat e mira të institucioneve të Kroacisë në fuqizimin e sundimit të ligjit, rruga e tyre integruese në Bashkimin Evropian si dhe ndër të tjera, vizita kishte për qëllim edhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Vizita e tillë, është mbështetur dhe mundësuar nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë EUKOJUST.

Foto Galeria

Skip to content