
Gjatë kësaj tryeze u prezantuan rekomandimet e Raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan për Trafikimin me Njerëz dhe Plani i Punës për Kosovën për 2023-2024.
Në fjalën e saj, Ministria Haxhiu foli për rritjen e burimeve për strehimoret e drejtuara nga OJQ-të, shërbimet sociale dhe mbrojtësit e viktimave si dhe mbështetjen e Qeverisë për shërbimet gjithëpërfshirëse të trajnimit profesional dhe ri-integrimit të viktimave.
Tutje ministrja Haxhiu tha se prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë mbetet mbështetja e Strehimoreve, duke treguar kështu që gjatë vitit 2023 janë ndarë rreth 900 mijë euro nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë për financimin e tyre.
Ministrja Haxhiu tha se në kuadër të reformës në shërbime sociale, Ministria e Drejtësisë ka hartuar Projektligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili parasheh risi dhe reformë rrënjësor në shërbimet sociale dhe familjare, saktëson kompetencat institucionale përgjegjëse në nivel komunal e qendror si dhe parasheh rritjen e punonjësve social.