Skip to content
Ministrja Haxhiu pjesë e konferencës ku u diskutua për sfidat në zbatimin e Ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ministrja Haxhiu pjesë e konferencës ku u diskutua për sfidat në zbatimin e Ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 11/06/2024

Por edhe përkundër që kjo konferencë i dedikohej përgjegjësive disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, këta të fundit nuk ishin të pranishëm.

Ministrja Haxhiu tha se mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve në diskutimet për reformën, nuk i shërben sistemit e as drejtësisë në vend.

Tutje ministrja Haxhiu tregoi se me plotësim ndryshimin e Ligjit, synohet rritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shkarkimi i tyre në rast të shkeljeve disiplinore.

"Ndryshim me rëndësi i Projektligjit është ndalimi i ngritjeve në detyrë në përiudhe prej 5 vitesh të gjyqtarëve ose prokurorëve që i’u është shqiptuar sanksion disiplinor si dhe në rastet e recidivismit disiplinor ndërmarrja e masave më të rënda disiplinore", deklaroi ministrja Haxhiu.

Në fund, ministrja Haxhiu falënderoi Lëvizjen Fol për angazhimin në matjen e përceptimit të qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në procese të rëndësishme si dhe premtoi që gjetjet e raportit do t'i adresojë brenda kompetencave përkatëse.

Skip to content