Skip to content
Ministrja Haxhiu pranon detyrën: Ne do të nisim punën që e kishim lënë këtu

Ministrja Haxhiu pranon detyrën: Ne do të nisim punën që e kishim lënë këtu

Prishtinë, 23/03/2021

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, ministrja Haxhiu tha se edhe përkundër sfidave që e presin Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, ajo është e përkushtuar në disa çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Sapo të votohet programi Qeverisës, ne do të nisim punën që e kishim lënë në çështjen e Vettingut në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes fuqizimit të legjislacionit. Po ashtu themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, fuqizimin e kapaciteteve të institucionit për hetimin dhe gjykimin e këtyre krimeve, adresimin e dhunës në familje  por edhe shumë çështje të tjera”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me opozitën për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe që janë në interes të Republikës së Kosovës.

Ndërsa ministri i deritanishëm z. Selim Selimi ka uruar ministren e sapo emëruar të Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe i dorëzoi Raportin e Punës së Ministrisë së Drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content