
Gjatë këtij takimi Ministrja Haxhiu e ka uruar shefin e ri të EULEX-it z. Barbano për detyrën e re, si dhe ka falënderuar për mbështetjen e këtij misioni në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë si dhe në bashkëpunimin lidhur me luftimin e dhunës në familje.
Nga ana e tij, z. Barbano ka shprehur gatishmërinë në emër të misionit të cilin e drejton për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, në rolin mbështetës në fushën e sundimit të ligjit.