
Projektligji në fjalë themelon Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, si dhe akteve të gjenocidit të kryera nga 1 janari i vitit 1998 deri me 20 qershor të vitit 1999.
Instituti po ashtu do të bëj dokumentimin e krimeve të cilat ndërlidhen me luftën, para dhe pas saj por jo më larg se 31 dhjetor 2000 me qëllim të prezantimit sa më të qartë të pasojave dhe dëmeve të luftës, të shkaqeve të cilat kanë quar deri në fillimin e luftës dhe të pasojave të cilat qytetarët kanë bartur si pasojë e luftës të vitit ‘98-’99.
Ministrja Haxhiu tha se “ Hulumtimi dhe dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës nga Instituti do të bëhet nga aspekte të ndryshme përfshirë atë historik, ushtarak, ekonomik, ekologjik, kulturor e të tjerë, duke siguruar të dhëna dhe dëshmi, dhe duke i bërë ato të qasshme për publikun.”
Institucionet e Kosovës edhe pse 23 vite pas, më në fund, do të kenë të dhëna të sakta mbi humbjet dhe dëmet e shkaktuara gjatë luftës në Kosovës, të cilat do të na shërbejnë jo vetëm për të kuptuar më mirë të kaluarën, për të kërkuar drejtësi për të, por edhe për të planifikuar të ardhmen për gjeneratat e ardhshme.