
Ministrja Haxhiu mirëpriti në Ministrinë e Drejtësisë, Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i databazës së rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Në këtë takim, nga personat përgjegjës në Ministrinë e Drejtësisë, u bë prezantimi i databazës, gjenerimi i të dhënave për rastet e dhunës në familje dhe modulet e reja për programin e trajtimit të kryerësve të dhunës në familje.