Skip to content
Ministrja Haxhiu priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbott

Ministrja Haxhiu priti në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abbott

Prishtinë, 09/11/2021

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbott në takim biseduam për agjendën e përbashkët dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me reformën në sistemin e drejtësisë. Konkretisht palët vunë theksin tek procesi i vetingut, Strategjia për Sundim të Ligjit, përfshirë edhe pakon e ligjeve të sistemit prokurorial.

Ministrja Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e vetingut. Tutje znj. Haxhiu ka njoftuar ambasadorin me hapat e ndërmarr derisa ka vlerësuar si shumë të nevojshëm intensifikimin e bashkëpunimit me ambasadën britanike me qëllim të avancimit të mëtejmë të këtyre proceseve të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend.

Në takim, gjithashtu u vlerësua fakti se Kosova dhe Britania e Madhe prej vitesh kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e drejtësisë, duke shprehur interes për zbatimin e programeve ekzistuese të bashkëpunimit dhe njëherit duke u zgjeruar më tej në fusha të reja.

Skip to content