Ministrja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves
Prishtinë,
16/10/2024
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në këtë takim u diskutua rreth Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale, angazhimit për zbatim dhe monitorim të zbatimit të kësaj strategjie, adresimit të dhunës me bazë gjinore si dhe sundimit te ligjit në Republikën e Kosovës.