
Vetingu, konfiskimi me bazë civile, drejtësia tranzicionale, dhuna në familje dhe çështje të tjera të reformës në drejtësi, ishin tema të cilat gjatë tërë takimit janë trajtuar nga palët, me fokus në të arriturat dhe perspektivën e Ministrisë së Drejtësisë në këto çështje.
Ministrja Haxhiu shprehu falënderim ndaj Ambasadorit dhe OSBE-së, për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë tutje për mbështetje ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër Ambasadori Davenport, shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e OSBE-së në të arriturat dhe aspiratat e Ministrisë së Drejtësisë, duke ofruar ekspertizë në segmentet të cilat Ministria ka nevojë.