
Ministrja Haxhiu i uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës Ambasadorit Malaj, duke e uruar atë njëkohësisht për detyrën e re.
Gjatë takimit të ngrohtë, u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe për marrëveshjet e përbashkëta në shumë fusha. Tutje Ministrja Haxhiu gjithashtu njoftoi Ambasadorin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë e që ndërlidhen me reformën në drejtësi, pako kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhuna në familje dhe adresimin e krimeve të luftës.
Ndërsa, Ambasadori Malaj konfirmoi vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë e gjithashtu, përkushtimin dhe angazhimin e tij në arritjen e rezultateve të përbashkëta ndërmjet dy vendeve.