
Me qëllim të avancimit të shërbimeve korrektuese, përkitazi edhe me programet të cilat ndjekin dhe planet të cilat kërkojnë zbatim, u mbajt ky takim ndërmjet Ministres së Drejtësisë, dhe drejtorëve të qendrave korrektuese.
Në këtë takim është diskutuar për sigurinë, rastet psikiatrike, programet rehabilituese si dhe për raportin e auditorit.
Nga drejtorët e qendrave korrektuese pritet të hartojnë planet lidhur me aktivitetet që do t’i ndjekin këto qendra, gjatë periudhës mars-korrik 2023.
Ministrja Haxhiu ofroi mbështetjen e plotë për tejkalimin e sfidave të cilat presin përkushtimin e duhur institucional veçmas nga strukturat drejtuese.