
Në takim u bisedua për partneritetin në nivelin politik dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe sektor të tjerë me rëndësi në zhvillim të vendit.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe marrëveshja për transferimin e të burgosurve nga Danimarka, me ç ‘rast ministrja Haxhiu ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës që kjo marrëveshje të procedohet sa më parë për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ministri danez, z. Hummelgaard falënderoi ministren Haxhiu për përkushtimin me të cilin po punon në procedimin e kësaj marrëveshje dhe njëherit ritheksoi gatishmërinë që ka Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me Republikën e Kosovës.