
Në takim, ministrja Haxhiu falënderoi znj. Zicherman për bashkëpunimin si dhe e vlerësoi lartë punën e UNICEF-it si partner afatgjatë i Kosovës për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.
Ministrja Haxhiu foli për planet e Ministrisë dhe Qeverisë në raport me fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare e që ndërlidhen me finalizimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe mbështetja për organizatat që merren me çështje sociale dhe familjare.
Në fund, ministrja Haxhiu tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë të fuqizojë bashkëpunimin me misionin e UNICEF-it për projektet të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, të drejtat e fëmijëve, shëndetin dhe mbrojtjen sociale.