Skip to content
Ministrja Haxhiu priti në takim ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milovic

Ministrja Haxhiu priti në takim ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milovic

Prishtinë, 15/04/2024

Në takim, ministrja Haxhiu ka folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi në fushën penale duke theksuar kështu finalizimin e tri marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale, Ekstradim dhe Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale, ku pritet shumë shpejtë dhe nënshkrimi i tyre.

Ministrja Haxhiu gjatë këtij takimi, adresoi edhe çështjen e krimeve të luftës me theks të veçantë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi për ekstradimin e personave të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë.

Tutje ministrja Haxhiu foli edhe për prioritetet dhe të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë duke përmendur këtu shënimin e 29 akteve/marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe nisma për marrëveshje të nënshkruara dhe miratuara; mbi 16,701 kërkesa dhe përgjigje në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar; 144 persona të ekstraduar, si dhe 21 persona të transferuar.

Ndërsa ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milovic, falënderoi ministren Haxhiu për mikpritjen dhe bashkëpunimin e saj në çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në mes dy vendeve.

Foto Galeria

Skip to content