
Meqenëse kjo ishte vizita e parë zyrtare në Republikën e Kosovës e një delegacioni kaq të lartë, ministrja Haxhiu shprehi vullnetin e Republikës së Kosovës për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje do i shërbejë përmirësimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe luftimit të krimit transnacional.
Po ashtu, lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.
Në këtë drejtim, konsideroj që është moment i duhur që bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm me EUROJUST, ta formalizojmë me anë të kësaj Marrëveshjeje, deklaroi ministrja Haxhiu.